4 mënyra si të lehtësoni dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

shende-4533Në qoftë se ju dhemb ndonjë dhëmb, duhet të konsultoheni me dentistin sa më parë, pasi gjendja mund të përkeqësohet. Gjatë pritjes, mund të provoni këto mjekime të thjeshta shtëpiake:

Kripë dhe piper

Kripa e përzier me piper mund të përdoret kur dhëmbi bëhet sensitiv, pasi që të dyja kanë përbërës antibakterial dhe antiinflamator. Duhet të përzieni sasinë e njëjtë të kripës dhe piperit me disa pika ujë në mënyrë që të formohet një pastë. Vendoseni atë në dhëmbin që ju dhemb për disa minuta.

Hudhra

Hudhra gjithashtu mund të përdoret për largimin e dhimbjes së dhëmbit. Ajo përmban antibiotikë dhe përbërës të tjerë që mund ta bëjnë përdorimin e saj shumë efektiv. Merrni një thelb hudhre të shtypur apo hudhre pluhur dhe kripë. Vendosini në dhëmbin problematik në mënyrë që të lehtësohet dhimbja.

Qepa

Qepa ka përbërje antiseptike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në këtë rast. Kur t’ju fillojnë këto dhimbje, përtypni qepë për disa minuta në mënyrë që ta largoni atë.

Vanilja

Vanilja gjithashtu është ndihmëse në ndaljen e dhimbjes dhe ka efekte qetësuese. Thjesht duhet zhytur një copë pambuku në ekstrakt dhe pastaj duhet vendosur në zonën ku ka dhimbje. Procesi përsëritet disa herë.

Shekulli Agency