Erdogan: Presim fundin e aktiviteteve të PYD-së në Moskë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e mbajtur në hapjen e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, është shprehur se “Ka një rëndësi të madhe që ne të veprojmë në bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër terrorizmit. Qëndrimin e vendosur që kemi treguar kundër DEASH-it në Siri duhet ta tregojmë edhe kundër organizatave të tjera terroriste. Nga kjo pikëpamje presim që në Moskë t’i jepet fund kryesisht aktiviteteve të PYD-së, krahut PKK-së në Siri”.

Pasi ka vënë në dukje se në takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kanë ndarë vlerësimet në lidhje me çështjen e Sirisë dhe luftën kundër terrorizmit, Erdoğan tha se “Mbi të gjithë mbi ne bien detyra të rëndësishme për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të siguruar stabilitetin në Siri.”

Ai ka theksuar se do të ishte e dobishme prania e punimeve për të aplikuar përsëri marrëveshjen e përjashtimit të vizave. “Jam në dijeni se po punoni mbi disa formula për biznesmenët tanë, për shoferët që kryejnë transport tregtar me Rusinë, për ekuipazhet e avionëve dhe pasaportat zyrtare. Dëshira jonë është që të hiqen të gjitha përjashtimet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Shekulli Agency