Erdogan: Nëse premtimi nuk përmbushet, operacioni do të vazhdojë edhe më me vendosmëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan: Planifikojmë rikthimin e 1-2 milionë refugjatëve sirianë në zonën e sigurt.

Erdogan: Kur nga disa pika arritëm në thellësi prej 30 kilometrash, për një çast ndryshoi qëndrimi i disa vendeve, veçanërisht i SHBA-së dhe Evropës. Operacioni “Burimi i Paqes” nuk është një formim i çastit. Nëse kthehemi prapa, ka 3, 4, 5 vjet që bëhen përgatitje.

“Turqia është një vend i cili që nga fillimi shpreh në çdo rast respekt ndaj integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë”, tha presidenti turk.

Erdogan: Turqia ka zhvilluar luftën më efikase dhe më frytdhënëse kundër DEASH-it në Siri.

Erdogan: Ushtria turke nuk do të largohet nga rajoni, pasi siguria atje e kërkon këtë gjë.

Erdogan: Në rast se premtimi nuk përmbushet, minutën kur do të përfundojnë 120 orë, operacioni do të vazhdojë aty ku ka mbetur edhe më me vendosmëri.

Erdogan: Shpresoj që Komiteti Kushtetues që do të mblidhet më 30 tetor në Gjenevë të jetë një moment historik për zgjidhjen politike në Siri.

Shekulli Agency