Erdogan: Bombat ruse në Siri kanë goditur opozitën e matur

Presidenti turk tha se sulmet ruse kanë dështuar në shënjestrimin e DAESH-it

taip-erdoganPresdienti I Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se sulmet ajrore ruse në Siri kanë pasur në shenjestër focat e matura opozitare, jo DAESH-in. Erdogan këto deklarata i bëri të ditura të premten gjatë një interviste televizive për Al Jazeera.

Të mërkurën Rusia filloi sulmet ajrore për të mbështetur regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad. Moska insiston se këto sulme kanë shënjestër DAESH-in dhe grupet e bashkuara terroriste, por vendet perëndimore dhe aleatët e Gjirit besojnë se kundërshtarët e matur të Assad-it dhe civilët janë duke mbajtur barrën e bombardimeve ruse.

Presidenti turk, Erdogan gjatë intervistët së tij tha se “Kemi mësuar se 65 njerëz kanë vdekur gjatë operacioneve të vazhdueshme ruse. Ku? Përreth Hama, Homs dhe Halep-it. Kjo është shumë domethënëse. Sepse Rusia është shprehur në një deklaratë me shkrim për ambasadën tonë se do të luftojë atje kundër DAESH-it.

“Por, ajo (Rusia) nuk e bëri këtë kundër DAESH-it, në kuptimin e plotë të fjalës ajo e bëri këtë kundër opozitës së matur, e cila ka rezistuar regjimin. U vranë civilë. Ata injoruan vrasjen e civilëve”.

SHBA-të dhe disa aleatë të saj, përfshirë Turqinë dhe Arabinë Saudite, të enjten lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimin mbi sulmet ajrore ruse.

Erdogan-i tha se do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me vrasjet.

“Që kur jemi dy vende mike, do t’i pyes ata që t’i shqyrtojnë hapat e tyre për këtë çështje, sepse ne kemi një trishtim në këtë rajon dhe e mbajmë dhimbjen. Rusia nuk ka kufi me Sirinë, por unë kam kufi prej 911 kilometrave me Sirinë”, tha Erdogan.

Turqia është treguar mikëpritëse për refugjatët sirianë që nga fillimi i luftës civile në mars të vitit 2011 dhe tani ka strehuar rreth dy milionë njerëz në bazë të rregullativës për mbrojtje të përkohshme.

Presidenti turk Erdogan më tej u shpreh se “Ne kujdesemi për dy milionë njerëz. Rusia jo. Pse është Rusia aq e interesuar në Siri? Dua ta kuptoj këtë gjë”.

Shekulli Agency