Erdoan: I pamundur shpëtimi i Sirisë me Esadin

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve të premten në Stamboll Presidenti Erdoan tha se nuk ka ndodhur asnjë ndryshimin në politikën siriane të Turqisë, duke shtuar se nuk e shikon të mundur rrugëzgjidhjen në Siri pa largimin e Esadit.

taip-erdogan-111-5437-rifNë vlerësimet që bëri të premten në Stamboll në lidhje me aktualitetin Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nuk e konsideron të drejtë qasjen për të treguar si fajtore Arabinë Saudite në lidhje me incidentin e rëndë në Mina.

“Do të ishte e gabuar nëse demonstrojmë një qasje emocionale, nuk është e lehtë, 4 milionë haxhinj vijnë në të njëjtin vend për pelegrinazh”, u shpreh Erdoan.

Presidenti Erdoan nuk i vlerësoi si të drejta deklaratat për mangësi në organizimin e haxhillëkut. “Edhe pse shumë pak, në organizime të tilla ka neglizhenca, herë herë hasen edhe disa vështirësi. Por këto nuk ndodhin vetëm në organizimet e haxhillëkut, por edhe në organizime të tjera të ndryshme”, cilësoi Erdoan.

Erdoan nënvizoi se qeverisja saudite mund të marrë disa vendime pas kësaj ngjarjeje. “Siç mori disa vendime pas ngjarjes me ndërtimin, pushteti i Arabisë Saudite do të marrë sërish disa vendime në lidhje me këtë ngjarje”, u shpreh Erdoan.

Gazetarët e pyetën Erdoanin edhe mbi pretendimet mbi ndryshimin e politikës së Turqisë ndaj Sirisë.

Këtyre pretendimeve Erdoani u dha një përgjigje të qartë duke thënë se “Këto janë gjetje të qëllimshme, politika e Turqisë në lidhje me Sirinë është e njëjtë ashtu siç ka qenë edhe në periudhën kur unë kam qenë Kryeministër”.

Erdoan duke vënë në dukje se tani në Siri ndodhet një organizatë terroriste si DAESH ai vazhdoi më tej duke shprehur se: “Është e qartë qasja e organizatave të tjera nga njëra anë po ashtu edhe nga ana tjetër ajo e regjimit. Këtu në tërë këto punime cilat vende do të hyjnë në trajtimin e kësaj çështjeje edhe unë do të shpreh këtë proces punimesh. Kjo është ajo që themi procesi transit. Unë e kam shprehur se nuk bëhet fjalë kurrë për shpëtimin e Sirisë me Esadin, ku edhe pjesa e opozitarëve nuk i afrohen kësaj pikëpamjeje me Asadin. Po të bëhej kjo punë, do të ishte bërë gjatë 5 vjetëve që kanë kaluar. Kjo përpjekje prandaj ka vazhduar kaq gjatë se nuk e pranojnë këtë. Esadi në qoftë se ka një pikë të vogël dashurie për Sirinë, një pikë të vogël dashurie për popullin sirian duhet të ikë duke e lënë këtë punë. Ne nuk kemi asnjë problem me Sirinë, por as Esadi dhe as Bota të mos harrojnë se ne kemi një kufi pre 911 kilometrash me këtë vend dhe në çdo moment jemi të rrezikuar nga organizatat terroriste atje. Ne bëjmë durim për këtë deri në njëfarë vendi. Më pas edhe durimi ka një kufi. Sepse kush është ai që i ka hapur dyert për 2 milionë njerëz, kush i strehon? Ne pse i kemi hapur dyert? Ne jemi myslimanë. Ne i hapim dyert edhe për krishterët, edhe për jezidët. Ne askujt nuk ia kemi mbyllur dyert, pse? sepse ata janë njerëz. A e tregon njeri këtë qasje që tregojmë ne. Jo nuk e tregojnë”.

Erdoan duke vënë në dukje se Turqia deri tani ka harxhuar 7.5 miliardë dollarë u shpreh se: “Bota ne na ka ndihmuar vetëm me 420 milionë dollarë. Në këtë proces ku gjendemi sigurisht ne duhet të bisedojmë se çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet të bëjmë. Sigurisht që ne këtë situatë e diskutojmë edhe me vendet që ndodhen brenda këtij procesi. Ne këtë e diskutojmë me SHBA-në, Rusinë, me Iranin, Jordaninë, Arabinë Saudite dhe veçanërisht me Katarin e diskutojmë vazhdimisht. Ne këtë diskutojmë dhe e kemi diskutuar edhe me vendet evropiane, por fatkeqësisht përveçse vendeve si Arabia Saudite, Katari nuk ka dalë ndonjë vend tjetër brenda këtij procesi që të mbështesë Turqinë. Shpresoj që të dalë pas kësaj”.

Shekulli Agency