Emigrantët refuzojnë ndihmën e policisë maqedonase (VIDEO)

sh-imigrantet-maqedoni

Emigrantët kanë refuzuar pakot me ndihmat e para dhe me ushqim, të ofruara nga policia maqedonase. Efektivët policorë janë nisur që t’i shpërndajnë pakot, por që të gjithë emigrantët kanë filluar në shenjë revolte të bërtasin “jo, jo, nuk duam ndihmë nga ju”, “na lejoni të kalojmë”.

Ata janë të revoltuar pasi dje dhe sot kanë qenë viktima të brutalitetit policor, ku policia përdori shok bomba për të ndaluar turmën e tyre. Ata kanë qëndruar në qiell të hapur, në shi, pasi nuk u lejuan të hyjnë në territorin e Maqedonisë.

 

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.