Dorëzohet policia, emigrantët kalojnë në territorin e Maqedonisë

sh-refugjate-maqedoni

Pasdite vonë një grup tjetër i emigrantëve ka hyrë me forcë në territorin e Maqedonisë, dhe policia nuk bëri përpjekje për të ndaluar ata.

Pas këtyre ngjarjeve hyrja ishte e lirë përmes kufirit, duke e bërë që plani i qeverisë për të bllokuar emigrantët të dështojë në vetëm dy ditë. Pothuajse askush nuk mbeti në zonën ndërkufitare, të gjithë arritën në stacionin e Gjevgjelisë.

Emigrantët pretendojnë se atyre nuk iu kërkohet asnjë dokument. Siç duket, po zbatohet një plan si ai i Greqisë dhe Serbisë, që emigrantët sa më shpejt të hyjnë dhe të largohen nga vendi.

Por, transferim i tillë i shpejtë nuk ka qenë i mundur në Maqedoni, me një tren që shkonte e vinte, deri në Serbi për disa orë.

Greqia, emigrantët në mënyrë të organizuar i transportonte me autobus deri në kufirin me Maqedoninë gjatë gjithë kohës, dhe këtu vetëm 200 deri 300 emigrantë ishin në gjendje për të shkuar në Serbi, por duke pritur disa orë.

Pas një kohe të gjatë, dhe këtu dikush e kuptoi se emigrantët mund të transportohen edhe me autobusë. Sonte shkuan pesë autobusë në Serbi, me 300 emigrantë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.