Diyaneti përgatit raportin gjithëpërfshirës rreth DAESH-it

AYNUR-EKİZ

Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (DIYANET) ka përgatitur një raport të gjerë duke përfshirë shumë çështje dhe tematika si “fuqia, objektivi, taktika dhe sloganet e organizatës terroriste DAESH”

 

AYNUR EKİZ- Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (DIYANET) ka përgatitur një raport të gjerë duke përfshirë shumë çështje dhe tematika si “fuqia, objektivi, taktika dhe sloganet e organizatës terroriste DAESH”.

Këshilli i Lartë i Çështjeve Fetare me raportin e titulluar “DAESH” synon që të informojë të gjithë njësitë e shërbimeve të Kryesisë së Çështjeve Fetare (DIYANET) mbi aktivitetet e organizatës terroriste DAESH të cilat ndikojnë negativisht në fenë Islame.

Në raportin e paraqitur ndaj Kryetarit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Görmez përfshihen çështjet si krijimi i DAESH-it, arsyet e zhvillimit, forca dhe aktet, objektivat, taktika dhe sloganet, perceptimi i Islamit dhe fetvatë e dijetarëve Sunni kundër organizatës.

– DAESH në fetva dhe ligjërata-

Me informacionet e paraqitura në raportin e përgatitur është vendosur që të trajtohen fetva-të dhe ligjëratat.

Krahas xhamive duke tërhequr vëmendjen në aktet e DAESH-it të cilat ndikojnë negativisht në fenë Islame synohet që të informohet shoqëria në këtë drejtim edhe nëpërmjet shumë programeve që organizohen nga Kryesia e Çështjeve Fetare nëpër kurset të Kur-anit të myftinive, nëpërmjet aktiviteteve të Qendrave të grave, familjes dhe të rinisë (KAGEM).

– “Përdorin në mënyrë efektive mjetet e tyre mobile të komunikimit”-

Në raportin ku shpjegohet gjerë taktikat dhe mënyrat se si DAESH përfshin të rinjtë në strukturën e saj, tërhiqet vëmendja se organizata terroriste i kushton rëndësi të veçantë duke përdorur disa shprehje si “Xhihad, luftë, emërimin e të mirës dhe largimin nga e keqja”.

Gjithashtu theksohet se organizata për të ndikuar dhe për të përfshirë të rinjtë në strukturën e saj përdor efektivisht mjetet e komunikimit mobil me fjali, me slogane si “Ne do të rilindim në parajsë”, “Vetëm një herë do të vdesësh, pse të mos zgjedhësh maritirizimin (Shehid) ?”, “Ai që vdes në rrugën e Allahut fiton përjetësinë, a nuk e dëshiron?”.

“Të sjell në mendje sektin Harixhi”-

Në raport është përmendur “koncepti islam i DAESH”. Ku sipas kësaj theksohet se DAESH të sjell në mendje sektin “Harixhi” për këto veçori: “Organizata e cila miraton në koncept fetar në linjën Selefi në vendet që ajo merr nën kontroll pretendon se zbaton ligjet e sheriatit, prish turbet, përdor metoda të pamëshirshme kundër opozitarëve, përdorimi i dhunës si mjet për të arritur qëllimet e tyre, sjellje të prera në perceptimin e fesë, mos respektim ndaj grupeve të tjera dhe me koncepte të tjera, përjashtimi në mënyrë të prerë i të gjithë grupeve jashtë tij duke i drejtuar akuza për dalje nga feja, vërejtja si e drejtë tek vrasja e grupeve që i cilëson si mohues të fesë”.

– Vrasja e njerëzve të pambrojtur nuk pajtohet me Islamin”

Në raportin ku theksohet se është e pamundur të pajtohet me Islamin një strukturë e cila do të ngrihet duke u bazuar në largimin e njerëzve nga vendbanimet e tyre, në vrasjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve, vrasjen e njerëzve të pambrojtur të cilët janë viktima të konflikteve, vlerësohet se asnjë sekt (medh-heb) nuk mund ta konsiderojë të drejtë këndvështrimin e tij duke i cilësuar si jashtë fesë besimet dhe idetë e ndryshme.

Në raport të tërheqin vëmendjen këto shprehje: “Kjo forcë e armatosur e parregullt e quajtur DAESH në kundërshtim me vlerat e moralit të drejtësisë ndërkombëtare dhe ato të Islamit të cilët kërcënojnë  vrasin dhe kryejnë rrëmbime si ndaj muslimanëve që nuk janë në anë të tyre si edhe të atyre me fe, besim, racë apo me etni të ndryshme, janë plotësisht terrorizëm dhe ato që e kryejnë këtë janë terroristë. Në Islam ka një ligj të Xhihadit. Feja Islame edhe në luftë nuk lejon vrasjen dhe shtypjen e grave, fëmijëve dhe të atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë armë në dorë. Këto që po kryhen në fenë tonë vijnë në kuptimin të vrasësh njerëz me të pa-drejtë. Dhe kjo është një prej mëkateve më të mëdha. Gjithashtu ushtarët ose luftëtarët e armikut pasi merren në dorëzim nuk vriten kurrë ose nuk mund ti pritet koka kurrë. Sepse ushtarët në këtë situatë janë rob; dhe trajtohen ashtu si trajtohen robërit. Në historinë Islame nuk ka asnjë shembull që pas dorëzimit ti jetë prerë koka ndonjërit, për këtë arsye ato që bën DAESH me muslimanët nuk ka të bëjë asnjë gjë me Islamin”.

“Kur-ani nuk u dërgua që të kryhen banditizma”-

Kryetari i Diyanetit Prof. Dr. Mehmet Görmez në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke rikujtuar se menjëherë pasi DAESH zuri vendin e tij në rendin e ditës ata kanë publikuar një deklaratë në 8 gjuhë, ka pohuar se ata janë institucioni i parë fetarë në botë që kanë tërhequr vëmendjen në këtë rrezik.

Görmez duke cituar një nga ajetet kuranore ku thuhet se “I dashur, unë Kur-ani e madhërueshëm nuk e kam dërguar që të kryhet banditizëm” ka shtuar se: “Nëse dikush sot ka sjellë Kuar-ani-n si një referencë të banditizmit të tij atëherë të gjithë dijetarët tanë, arsimtarët tanë, të gjitha institucionet shkollore në botën islame duhet të qëndrojnë mbi këtë. Mendoj se kur një fe, një libër të cilët kanë ardhur si mëshirë kthehen në dhunë e të kthehet në një perceptim i cili lejon të vrasësh njerëz nuk do të na çojë në një përfundim për të kërkuar vetëm thjeshtë informata”.

“Xhihadi, kur ka qenë ndonjëherë emri i kulturës së vrasjes dhe të plaçkitjes”-

Görmez i cili ka thekuar se Xhihadi i cili është emri i eliminimit të persekutimit dhe të keqes, shtron pyetjen se kur na qenka bërë emri i kulturës së vrasjes dhe të plaçkitjes i cili nuk njeh moral, ligj dhe ka shtuar më tej se: “Sot i gjithë ummeti,  njerëzit e dijes, njerëzit mendimtarë, institucionet fetare duhet të braktisin punët që kanë dhe të fokusohen se si mund të pastrojmë veten nga të gjitha këto mekanizma, sigurisht pasi të analizohen këto shkaqe duhet të qëndrojnë shumë mbi këto lëvizje që materializojnë këtë fe, materializojnë Kur-anin dhe sunnetin, injorojnë metodologjinë e Islamit, metodat e tij, moralin dhe ligjin.

-Ideja më e çoroditur, pranimi si armik i atyre që nuk pranojnë idetë e tij”-

Görmez duke vënë në dukje se ideologjia e DAESH është jashtë fesë dhe e çoroditur dhe se ata cilësojnë armik çdokush që nuk pranon idenë e tij ai u shpreh se: “Në historinë e Islamit për herë të parë kjo organizatë pranon si miq ata që pranojnë idenë e saj duke përfshirë mohuesit e fesë, ndërsa ata që nuk e pranojnë idenë e tyre i pranon si armiq. Edhe tek mohuesit e fesë nuk ka një shembull të tillë. Ata që i pranon si armiq i shpall si të pa-fe dhe nuk mjaftohet me kaq por i shpall fe mohues edhe ata që nuk shpallin fe-mohues ato që organizata i ka shpallur si të tillë. Pra nëse ato shpallin një person si të pa-fe dhe ti i thua që ‘mos ai është njeri që falet, vendos kokën në sexhde, ky njeri është musliman’ ata të shpallin edhe ty si të pa-fe që nuk i bashkohesh shpalljes së tyre”.

“Kjo organizatë i ka shkaktuar dëmin më të madh Islamit”-

Görmez i cili rikujton se kjo organizatë i ka dhënë dëmin më të madh Islamit dhe se kjo organizatë nuk pranohet nga dijetarët islamë shprehet se: “Të gjithë institucionet muslimane në botë, kanë pohuarse kjo strukturë është jo-muslimane dhe se i ka shkaktuar një dëm të madh Islamit. I kanë shkaktuar një dëm aq të madh saqë një mualiman që jetonte në Australi u shpall terrorist nga fqinji i tij teksa shëtiste në rrugë. Pra është një lëvizje e cila ka ndikuar negativisht në jetën e të gjithë muslimanëve që jetojnë në të gjithë botën”.

Görmez duke theksuar se Kur-ani dhe sunneti nuk ka urdhëruar kurrë një xhihadë që lejon (e bën hallall) gjakun dhe shpirtin e një muslimani ndaj një muslimani tjetër, tha se të gjithë dijetarët duhet të mblidhen dhe me një zë të përbashkët ti njoftojnë të gjithë botës gabimet e strukturës, dhe që materializojnë Islamin si dhe se janë larg Islamit.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.