Davutollu vazhdon kontaktet në SHBA

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu vazhdon kontaktet në Amerikë, ku ndodhet për mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

111-davudogluNë ditën e dytë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Davutollu fillimisht u takua me kancelaren gjermane. Takimi zgjati rreth 45 minuta dhe në fokus pati problemin e refugjatëve dhe luftën kundër terrorit.

Turqia në këtë takim i parashtroi Gjermanisë kërkesa lidhur me tharjen e burimeve që financojnë terrorin.

Gjithashtu u bisedua edhe për Sirinë dhe për krijimin e një grupi pune në nivelin e ministrave ndërmjet dy vendeve, çështje e planifikuar edhe më herët.

Në këtë takim morën pjesë edhe dy emra të rëndësishëm, Ministri i Punëve të Jashtme Feridun Sinirliollu (Feridun Sinirlioğlu) dhe Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT), Hakan Fidan.

Pas takimit Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëronte kaluan në këmbë në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Nju-Jork.

Më pas Kryeministri turk u takua me Kryetarin e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abas.

Kryeministri Davutollu dënoi praktikat e jashtëligjshme të forcave izraelite të sigurisë ndaj civilëve palestinezë, sidomos dënoi shkeljet e kohëve të fundit në Xhaminë al-Aksa. Davutollu rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme të Turqisë ndaj kauzës palestineze.

Takimi i radhës i Davutolluesë ishte me Presidentin e Senegalit, Mack Sall.

Pas këtyre takimeve bilaterale Kryeministri bashkëkryesoi Mbledhjen e Dialogut Interaktive për Zbatimin e Agjendës së Zhvillimit Post-2015”.

“Përpara kemi një okazion të mirë për të përsosur agjendën e zhvillimit global”, u shpreh Davutollu, dhe vuri në dukje edhe vështirësitë.

“Vështirësia kryesore nuk ka të bëjë me likuiditetet e pamjaftueshme, por me përdorimin e burimeve financiare ekzistuese për një zhvillim të qëndrueshëm”, nënvizoi Davutollu./TRT

Shekulli Agency