Davutollu: Lufta jonë është kundër PKK-së, jo kundër kurdëve

Ahmet-Davutoglu

Në përgjigje të pyetjeve të Christian Amanpour nga kanali CNN International, Kryeministri Ahmet Davutollu në lidhje me operacionet antiterroriste tha se “lufta bëhet me PKK-në, jo me kurdët”.

 

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) në një reportazh për kanalin CNN International foli për operacionet e fundit ajrore.

Në përgjigje të pyetjeve të Christian Amanpour, kryeqeveritari turk tha se operacioni kundër DAESH-it është një reagim ndaj masakrës në Suruç dhe vrasjes së ushtarëve turq në kufi.

Davutollu theksoi se objektivi i operacionit është pastrimi plotësisht i kufirit nga elementët e DAESH-it.

-“Për ne prioritare është krijimi i një zone të sigurtë për të strehuarit duke e pastruar kufirin nga elementet e organizatës terroriste të DAESH-it”, – sqaroi Kryeministri Davutollu.

Davutollu bëri deklarata edhe në lidhje me luftën civile në Siri, ku tha se përgjegjës për tragjedinë në Siri është Esadi.

-“Në qoftë se këto masakra terroriste dhe tragjedia njerëzore kanë një përgjegjës, ai është Esadi”, -nënvizoi Davutollu, duke shtuar se nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim në qëndrimin e Turqisë ndaj regjimit të Esadit.

Në përgjigje të pyetjes së Amanpour, Kryeministri Davutollu bëri sqarime edhe në lidhje me operacionet antiterroriste. “Lufta jonë është kundër PKK-së, jo me kurdët”, theksoi shefi i ekzekutivit të Ankarasë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.