Davutoglu: kërcënimi terorist ndaj Turqisë është eleminuar në masë

Kërcënimi terorist ndaj Turqisë është eliminuar në masë të madhe si rrjedhojë e operacioneve të suksesshme anti-teroriste, deklaroi të premten kryeministri i Turqisë.

ahmet-davutogluKërcënimi terorist ndaj Turqisë është eliminuar në masë të madhe si rrjedhojë e operacioneve të suksesshme anti-teroriste, deklaroi të premten kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se kërcënimi nga grupet teroriste të DAESH-it, PKK-së dhe DHKP-C-së, që nga muaji qershor janë trajtuar në një sërë operacionesh anti-teroriste.

“Me këto operacione të njëpasnjëshme, këtë moment mund të them shtylla e kërcënimit terorist ndaj Turqisë është thyer” tha kryeministri.

“Në Irakun verior vend strehimet, depot dhe shtabi i PKK-së janë asgjësuar, si dhe janë neutralizuar në masë të madhe strukturat e DAESH-it në Siri, të cilat paraqisnin kërcënim. Kemi bërë punë të madhe në drejtim të ruajtjes së sovranitetit dhe sigurisë publike” tha Davutoğlu.

Komentet e Davutoğlu,  u bënë të premten, në ditën e parë të vizitës së tij në New York, vizitë kjo e cila u organizua nga “Turken Foundation”  e cila është një shoqatë civile që ndihmon studentët e Turqisë në SHBA.

Rritja e sulmeve të DAESH-it, PKK-së dhe DHKP-C-së, u shoqëruan me masakrën e 20 qershorit në provincën Sanliurfa. Turqia u përgjigj duke organizuar sulme ajrore dhe operacione të tjera anti-teroriste kundër këtyre grupeve.

“Qëllimi ynë kryesorë është të sigurojmë sundimin e demokracisë dhe sigurinë publike në vend, ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve të 1 nëntorit” tha Davutoğlu duke cituar zgjedhjet e jashtzakonshme pasi në ato të qershorit asnjë parti nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë.

Davutoğlu tha se Turqia do të forcojë të drejtat dhe liritë e njeriut duke mbajtur balancin mes lirisë dhe sigurisë.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, kryeministri turk do të marrë pjesë në sesionin e gjashtë të samitit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë Kryeministri, Davutoğlu pritet të takohet edhe me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar krizën e refugjatëve dhe çështje të tjera të rëndësishme.

Shekulli Agency