Danimarkë, 6 shkolla private në vend menaxhohen nga FETO

Gazeta “Berlingske” e Danimarkës ka përgatitur një lajm lidhur me shkollat që FETO dhe kreu i saj Fetullah Gülen kanë nën kontrollin e tyre në vend.

Në lajmin ku theksohet se 6 shkolla private në Danimarkë drejtohen në mënyrë të fshehtë nga kreu i FETO-s, Gülen, rikujtohet se shkollat ‘charter’ të lidhura me FETO-n në SHBA janë dënuar me gjoba në vitin 2016 për manipulimin e tenderëve.

Ministrja daneze e Arsimit, Pernille Rosenkrantz, në një deklaratë për gazetën tha se është e shqetësuar nga shkollat në fjalë dhe ka vënë në dukje se po hetojnë këto shkolla.

Lidhur me këtë ka shprehur shqetësimet e saj edhe Ellen Trane Norbyde, paraardhësja e Rosenkrantz, e cila ka deklaruar se “Pavarësisht se cila ideologjive u përkasin ne nuk dëshirojmë që të tjerët të depërtojnë në shkolla. Shkollat e Danimarkës duhet të janë të pavarura”.

Në artikull thuhet se shkollat veprojnë nën strukturën e një fondacioni me emër “Silm” të cilin anëtarët e FETO-s e kanë themeluar në Danimarkë.

Në anën tjetër në një hulumtim të kryer në vitin 2018 nga televizioni shtetëror DR i Danimarkës, ishte zbuluar se mesatarja e notave të dhënë në shkollë për nxënësit e shkollës së mesme private “Kobenhavns Private Gymnasium” të lidhur me FETO-n në kryeqytetin Kopenhagë ishte shumë me e ulët se sa mesatarja në provimet e maturës në nivel kombëtar.

Nxënësit në shkollën e mesme në fjalë kishin marrë mesatare 5.35 në provimet e maturës ndërkohë që mesatarja e dhënë nga shkolla ishte 7.12.

DR ka theksuar se shkollat e lidhura me FETO-n në Danimarkë mbanin sistematikisht të lartë mesataren e notave, në mënyrë që të lehtësonin hyrjen e nxënësve në institucionet e larta arsimore.

Shekulli Agency