COVID-19: SHBA me 19.715 viktima kalon Italinë për nga numri i vdekjeve

SHBA me gjithsej 19.882 vdekje nga koronavirusi (COVID-19) ka kaluar Italinë dhe është bërë vendi me numrin më të lartë të viktimave nga ky virus në botë.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po ashtu ka shkuar në 514.415 përderisa SHBA lufton për të frenuar shpërthimin. Ndërkohë, gjithsej 29.347 pacientë më herët të diagnostikuar me koronavirus janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi. 

Sipas të dhënave të universitetit, në Itali numri i vdekjeve nga koronavirusi është 19.468. 

Në SHBA shteti më i prekur nga koronavirusi është New York me 6.367 viktima. 

SHBA po ashtu është vendi me numrin më të lartë të infeksioneve në botë, i ndjekur nga Spanja, Italia dhe Franca. 

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli Evropën epiqendër të re të këtij virusi pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza e koronavirusit. 

Bazuar në shifrat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka vrarë rreth 108 mijë persona, ndërkohë mbi 1.7 milionë janë infektuar dhe mbi 390 mijë janë shëruar.

Shekulli Agency