Zv/kryeministri Kurtulmush: Kosovën e shohim si shtet me të cilin kemi lidhje shpirtërore

“Kosova është vend evropian dhe një vend që e ka përthithur kulturën islame në rrënjë. Duke qenë kështu, Kosova është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim”, tha Zv/kryeministri turk Kurtulm

kurtulmus-65555cZëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush tha se “Kosova është vend evropian dhe një vend që e ka përthithur kulturën islame në rrënjë. Duke qenë kështu, Kosova është pika më e rëndësishme e gjeografisë islame në perëndim. Së këtejmi, ajo është një vend ku Islami e ka paraqitur veten para Evropës me fytyrën e tij të mirë dhe paqësore. Dëshirojmë që ky vend sa më parë të njihet dhe përveç liberalizimit të vizave, të pasojë edhe anëtarësimi i saj i plotë. Njohja e Kosovës do t’i jepte fuqi botës islame”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin para godinës së Kuvendit të Kosovës, Kurtulmush, duke e përmendur takimin me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, u shpreh se këto takime ishin të frytshme dhe vajtën mirë.

Ndër të tjera, Kurtulmush u shpreh se posaçërisht kohëve të fundit marrëdhëniet historike dhe kulturore midis Kosovës dhe Turqisë janë shumë të mira.

Duke theksuar se Turqia me të gjitha institucionet e saj është pranë popullit të Kosovës, ai tha se “Qoftë përmes TIKA-s, Institutit Yunus Emre apo Drejtorisë së komuniteteve turke dhe mike jashtë Turqisë, ne po i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për zhvillimin e Kosovës, ringjalljen e veprave që janë trashëgimi Osmane dhe avancimin e vlerave kulturore të përbashkëta. Në kuadër të kësaj, Turqia ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë ndihma për qëllime zhvillimi.”

Si bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët të Ekonomisë, Kurtulmush u shpreh se do të bëjë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë, dhe veçanërisht për avancimin e marrëdhënieve të Kosovës në fushën e ekonomisë.

Duke rikujtuar se në Kosovë jetojnë rreth 18-20 mijë turq, Kurtulmush tha se “Turqit janë një ndër pakicat në Kosovë që më së miri janë integruar. Ata këtu nuk ndihen si pakicë. Ata e shohin veten si një ndër pjesët më themelore të vendit.

– “Njohja e Kosovës do t’i jepte fuqi botës islame”

Në pyetjen se cilët janë përpjekjet e Turqisë për njohjen e Kosovës, Kurtulmush u përgjigj:

“Javën e kaluar në Stamboll u mbajt Samiti i Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Në fjalimin e tij, presidenti Erdogan iu drejtua të gjitha vendeve arabe, dhe posaçërisht atyre që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke u kërkuar që ta njohin.

“Për ne, Kosova është sikur Republika Turke e Qipros Veriore dhe Azerbajxhani. Prandaj, ne e shohim Kosovën si një nga shtetet me të cilat kemi lidhje shpirtërore. Kështu, do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë të mundur në arenën ndërkombëtare për njohjen e Kosovës. Prej këtu edhe një herë u bëjmë thirrje shteteve islame sa më parë ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Zv/kryeministri turk.

Shekulli Agency