Zhduket aeroplani me 66 njerëz mbi Detin Mesdhe

egypt-air-Është zhdukur nga radarët një avion i kompanisë ajrore “Egyptair” i cili drejtohesh në relacionin Paris- Kajro. Në avionin me numër fluturimi MS804, sipas të dhënave kanë qenë 66 udhëtar, ndërsa është zhdukur nga radarët në orën 02:45, sapo ishte futur në hapësirën ajrore të Egjiptit.

Mes personave në bordin e avionit mësohet se 56 ishin pasagjerë, 3 persona personel sigurie dhe 7 anëtarë ekuipazhi. Në radhët e pasagjerëve të avionit gjendeshin dhe tre fëmijë.

Kontaktin e fundit mësohet se avioni e ka pasur në hapësirën greke. Autoritetet egjiptiane në koordinim me ato greke kanë nisur një operacion kërkimi.

Në avion ndodheshin 30 egjiptianë, 15 francezë, një kuvajtian, një saudit, një britanik, një belg, 2 irakianë, një pasagjer nga Çadi, një kanadez, një algjerian,një sudanez, një portugez.

Shekulli Agency