Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım tha në Ankara se “Kot shpresojnë ata që fusin vrasës në shoqëri që me sulme të pabesë dhe të pamoralshme në mënyra të ndryshme të jetës të shkaktojnë përçarje”.
“Kot shpresojnë ata që fusin vrasës në shoqëri që me sulme të pabesë dhe të pamoralshme në mënyra të ndryshme të jetës të shkaktojnë përçarje. Kot presin që të na ndajnë. Turqia është shteti i së drejtës. Në këtë vend janë të mbrojtura gjithë stilet e jetesës, të gjitha mënyrat e jetës, të gjitha besimet dhe bindjet dhe të gjitha pikëpamjet janë të mbrojtura nga shteti”, tha Yıldırım gjatë fjalimit të tij në takimin e grupit parlamentar të Partisë së Drejtësisë dhe zhvillimit në pushtet (Partia AK), në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë.