Yildirim: Qytetarët të mos i zbrazin sheshet

Kryeministri turk Yildirim tha se po vazhdojnë arrestimet lidhur me përpjekjen e organizatës terroriste FETO për grusht shtet duke kërkuar njëherësh nga qytetarët të mos i zbrazin sheshet

yilidirim-655Kryeministri turk Binali Yildirim tha se janë duke vazhduar arrestimet në lidhje me përpjekjen e organizatës terroriste FETO për grusht shtet duke kërkuar njëherësh nga qytetarët të mos i zbrazin sheshet.

Ai në llogarinë e medias sociale Twitter ka publikuar një video prej 38 sekondash ku shkruan: “U bëj thirrje qytetarëve që të mblidhen në sheshe”.

“Arrestimet vazhdojnë. Lus qytetarët tanë që të mos i braktisin sheshet deri në përfundimin e plotë të ngjarjes. Edhe qytetarët tanë që janë zgjuar herët në orët e para të mëngjesit kryesisht në Ankara dhe Stamboll të mblidhen nëpër sheshe. Aktivitetet tona po vazhdojnë sipas planifikimeve. Do të neutralizojmë anëtarët e kësaj organizate terroriste”, tha Yildirim duke iu drejtuar qytetarëve përmes videos.

Shekulli Agency