Yıldırım: Prania forcave turke në Bashika do të vazhdojë

kot-yil-98009Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një fjalim të mbajtur sot në ceremoninë e Këshillit të Lartë të Tregtisë dhe Industrisë në Ankara, ka folur për situatën e fundit në Siri dhe Irak.

Duke folur për ofensivën “Mburoja e Eufratit”, Yıldırım është shprehur: “Synimi i ‘Mburojës së Eufratit’ është siguria e kufirit të Turqisë, si dhe ruajtja e popullatës vendase dhe pasurisë së tyre. Deri më sot kemi pastruar rreth 1 mijë kilometra katrorë hapësirë nga grupet terroriste. Në vend të tyre në këto hapësira janë vendosur pronarët e vërtetë të këtyre tokave, refugjatët sirianë.”

Ndërsa në lidhje me vendimin e Parlamentit të Irakut për daljen e forcave turke nga Bashika, Kryeministri Yıldırım ka thënë: “Në Irak ndodhet organizata terroriste PKK e cila është një kërcënim për Turqinë prej 30 – 35 vitesh, që ka më shumë se 350 kilometra vijë kufitare me këtë vend. Qeveria e Irakut deri më sot nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me këtë gjë. Ndërkohë në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH, në Irak gjenden ushtarë nga më shumë se 63 vende. Të mënjanosh të gjitha këto dhe të merresh me praninë e forcave turke atje është e paarsyetueshme. Kjo nuk ka asnjë përmbajtje të qëllimit të mirë. Çfarë do që të thotë Bagdadi, Turqia do të vazhdojë të qëndrojnë në rajon për luftën kundër DAESH-it dhe mos ndryshimin me forcë të demografisë në vend.”

Duke theksuar se Turqia është duke dhënë kontributin e saj në mënyrë që rajoni të kthehet në normalitet, Kryeministri Yıldırım në vijim të fjalës së tij tha: “Kemi filluar në një pikë për të kontribuuar në normalizimin e Sirisë. Presim që edhe shtetet e tjera të marrin përgjegjësitë e tyre në kontributin e pastrimit të Sirisë nga organizatat terroriste, mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe kthimin e saj në një vend të sigurtë ku të gjitha grupet etnike të jetojnë në harmoni.”

”Synimi jonë është pengimi i përjetimit të dramave të tjera. Pengimi i derdhjes së mëtejshme të gjakut dhe pengimi i zhvillimeve të politikave ‘u bë, mbaroi’. Ndërkohë që në Irak shumë shtete të cilat nuk kanë punë aty shëtisin sipas dëshirës, qeveria e Irakut nuk ka tagër të flasë për praninë e Turqisë e cila është në këtë zonë që prej kohësh dhe ka një histori të thellë në këto vende”, ka thënë Kryeministri Yıldırım.

Shekulli Agency