Yıldırım: Pavarësisht ngjarjeve në Turqi ne vazhduam me reformat

yil-65544Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një konferencë për mediat në prani të ministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë ka shpalosur programin e ri ekonomik afatmesëm (2017 – 2019), raporton Anadolu Agency (AA).

“Rritja ekonomike prej 3-4 për qindësh nuk është kurrë synimi jonë për ekonominë. Por gjendja negative e tregjeve globale normalisht ndikon edhe tek ne. Ndërkohë që Evropa është duke shkuar drejt zeros ne ende jemi në një rritje prej më shumë se 3 për qind”, tha Kryeministri Yıldırım.

Duke theksuar se për të kuptuar më mirë programin e ri afatmesëm duhet shikuar tabloja globale, se çfarë po ndodh në botë, Kryeministri Yıldırım tha se në botë prej fillimit të krizës së 2009-ës nuk ka një rritje të ekonomive, por një rritje gjithmonë e më e vogël.

“Kishim të bënim me një humbje globale të besueshmërisë. Shumë firma luajtën me letra, me disa lojëra tregtie virtuale, duke fryrë të ardhurat, por kjo gjë ju shpërtheu në duar. Pas kësaj besueshmëria e tregtisë globale humbi terren. Ndërkohë që ra besueshmëria ra edhe të bërit tregti. Rënia e tregtisë ndikoi negativisht edhe tek rritja ekonomike. Normalisht kur ekonomia e botës u ndikua negativisht, kjo gjë ishte negative edhe për ne”, shtoi Kryeministri Yıldırım. Ai ka duke vënë në dukje termin shtete “të zhvilluara” apo “në zhvillim”, tha se vendet në zhvillim kanë ruajtur një stabilitet në rritje duke përjashtuar vetëm Kinën dhe Indinë.

Ndërkohë duke theksuar se vendi ka kaluar një vit shumë të ngjeshur përsa i përket luftës kundër terrorizmit dhe se kjo ka ndikuar negativisht në turizëm dhe eksport, Yıldırım tha: “Mbi këtë ndodhi dhe një 15 korrik, tentativë për grusht shteti nga FETÖ… Kur i mendojmë të gjitha këto prej 9 muajsh nuk kemi qëndruar asnjë ditë bosh. Çdo ditë kemi qenë përballë ndonjë ngjarjeje, çdo ditë kemi qenë përballë një krize. Edhe pse ndodhën të gjitha këto ne vazhduam me reformat. Ashtu sikurse e dini në muajt qershor – gusht ne kemi nxjerrë dhe aprovuar shumë ligje në parlament që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve tanë. Tani jemi duke parë edhe frytet e para të këtyre reformave.”

Kryeministri Yıldırım në lidhje me deklaratat e parashikimeve të tyre për ekonominë tha se ato janë më të “këqijat” e mundshme. “Parashikimet e 3 viteve të cilat po i bëjmë këtu janë më të këqijat e mundshme. Po e paraqesim punën tonë si dimër. Nëse del verë është në të mirën tonë. Kemi pasqyruar parashikimet më të zymta në këtë program. Por mund të them që kur të vijë dita mund të jemi përballë përqindjeve edhe më të mira”, u shpreh ai.

Ndërsa përsa i përket eksporteve dhe importeve, Kryeministri Yıldırım tha se për vitin 2017 ata presin një vlerë eksportesh prej 153 miliardë dollarësh si dhe një import prej 214 miliardë dollarësh.

“Procesi i gjykimit të puçistëve do të vazhdojë me shpejtësi”

Duke nënvizuar se procesi pas tentativës për grusht shteti i FETÖ-s ende është duke vazhduar, Kryeministri Yıldırım në vijim ka shtuar: Procesi i gjykimit të puçistëve do të vazhdojë me shpejtësi. Duhet të vendosim qetësi tek qytetarët dhe tu japim siguri atyre. Të afërmit e dëshmorëve tanë duhet të shohin sa më shpejt që përgjegjësit e kësaj të marrin atë që ju takon.”

Shekulli Agency