Yıldırım: FETÖ do të përgjigjet para drejtësisë turke

“Teksa kërkojmë llogari ne nuk do të veprojmë me ndjenjën e hakmarrjes, po do të veprojmë me drejtësi. Llogarinë do ta kërkojë drejtësia turke”

yildirim-654444Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka folur rreth zhvillimeve në lidhje me rendin e ditës në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë që ai drejton.

Yıldırım në fjalën e tij tha se “PKK nuk ka një problem të tillë si problemi i kurdëve, përkundrazi janë qytetarët tanë kurdë që kanë një problem si PKK. Edhe detyra jonë është që të eliminojmë këtë problem, pra të largojmë nga mesi ynë këtë organizatë me duar të përgjakura.”

– Për ata ka vdekje më të madhe se vdekja”

Duke theksuar se do t’iu kërkohet llogari të gjithë atyre që kanë derdhur gjakun e atyre që kanë rënë dëshmorë në tentativën e puçit të FETÖ-s Kryeministri Yıldırım u shpreh: “Do të kërkohet llogari; FETÖ do të vijë dhe do të japë llogari. Do t’iu kërkohet llogari të gjithë atyre që kanë derdhur gjakun e dëshmorëve tanë. Teksa kërkojmë llogari ne nuk do të veprojmë me ndjenjën e hakmarrjes, po do të veprojmë me drejtësi. Llogarinë do ta kërkojë drejtësia turke. Dënimi me vdekje është vdekje vetëm njëherë, por për ata ka vdekje më të madhe se vdekja edhe ajo është gjykimi i paanshëm dhe i drejtë.”

Shekulli Agency