Yıldırım bisedë telefonike me zv.presidentin iranian

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka kryer një bisedë telefonike me zv.presidentin e parë iranian, Ishak Xhihangiri. Në bisedë është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, në veçanti zhvillimet e fundit në Halep.

Kryeministri Yıldırım i ka shprehur zv/presidentit iranian se në Halep kanë nisur evakuimet, por se janë kryer sulme kundër civilëve gjatë procesit të evakuimit dhe se situata njerëzore në Halep është shqetësuese.

Ndër të tjera Yıldırım ka vënë në dukje se në këtë kuadër Turqia është e gatshme të bëjë çdo gjë që ka në dorë për përparimin pa probleme të evakuimit nga qyteti dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajon.

Gjithashtu Yıldırım i ka shprehur Xhihangirit qëndrimin se ka besimin që edhe Irani do të kryejë përpjekjet e nevojshme që procesi i evakuimit të përparojë pa probleme dhe se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Iranin në këtë çështje.

Shekulli Agency