Pjesëtarët e xhandarmërisë turke në dy operacione në provincën juglindore të Dijarbakirit sekuestruan 157 ton nitrat amoni e cila përdoret për përpunim të mjeteve shpërthyese, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, ndërhyrjet e njësive të xhandarmërisë janë bërë në lagjen Resik në Dijarbakir, në dy lokacione dhe se me këtë rast janë gjetur 157 ton nitrat amoni në 3.200 pako.
Në deklaratën e zyrës së guvernatorit të Dijarbakirit, operacionet janë kryer me qëllim të gjetjes dhe kapjes së terroristëve të PKK-së, ku sekuestruan materiale dhe pajisje që përdoren për përpunimin e mjeteve shpëthyese për ti vendosur përskaj rrugëve, pranë institucioneve, në makina, si dhe bomba të gjalla lëvizëse.
Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë gjetur edhe mijëra litra lëndë djegëse të lëngëta në pesë fuçi plastike.
Në kuadër të operacionit është arrestuar një i dyshuar.
Siç është paralajmëruar, operacionet vendimtare kundër terrorizmit do të vazhdojnë për të mbrojtur popullatën lokale.