Vdes në burg gjenerali serb i Bosnjës, krimineli i luftës, Zdravko Tolimir

zdravko-tKrimineli i Luftës, ish gjenerali i serbëve të Bosnjës, Zdravko Tolimir, ka vdekur mbrëmë në qelinë e tij në burgun e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte në ish Jugosllavi.

Ai filloi të gjykohej në Hagë në vitin 2012 për rolin aktiv në gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995 ku u masakruan mbi 8 mijë civilë boshnjakë.

Kurse në prill të vitit të kaluar, Tolimir u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjatë luftës, Tolimir ka qenë ndihmës i komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili gjithashtu është duke u gjykuar në Hagë për krime të luftës ndaj civilëve boshnjakë.

TRT

Shekulli Agency