Ushtria turke asgjëson 31 terroristë të PKK në lindje të vendit

Forcat e Armatosura të Turqisë bënë të ditur nëpërmjet një komunikate se 16 terroristë janë asgjësuar gjatë një operacioni ajror, organizuar sot në zonat rurale të Yuksekovas, në rrethin lindor të Hakkarit.

sh-pkk-111Komunikata thekson gjithashtu se 15 terroristë të tjerë janë likuiduar në operacionet, që ushtria turke organizoi brenda qytetit ditën e mërkurë.

Sakaq, ka marrë vrull edhe shpërbërja e organizatës terroriste.

Në Sirnak, 10 terroristë të tjerë janë arratisur nga radhët e organizatës terroriste dhe separatiste, PKK, për t’u dorëzuar më pas tek forcat turke të sigurisë.

Prefektura e Sirnakut deklaroi paraditen e sotme se arratisjet nga radhët e PKK-së janë rritur ndjeshëm gjatë muajit të fundit, ndërsa numri i terroristëve, që janë dorëzuar tek forcat e sigurisë që prej datës 21 mars 2013, ka arritur në 999 vetë.

Shekulli Agency