Ushtria e Turqisë qëllon pozitat e DAESH-it në Siri

ushtria-turk-4633Ushtria Turke ka ndërmarrë sulme mbi pozitat e organizatës terroriste DAESH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga Forcat e Armatosura të Turqisë kanë konfirmuar sulmin, për të shtuar se në shënjestër kanë qenë komanda e DAESH-it, automjetet me raketahedhës dhe armatimi i rëndë.

Ushtria turke thotë se ka realizuar 40 gjuajtje me artileri mbi pozitat e DAESH-it në veri të Halepit.

Shekulli Agency