Ushtria e Lirë Siriane arriti të futet në qendër të Jarabulus-it

Pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) në operacionin kundër organizatës terroriste DAESH, kanë hyrë në qendër të Jarabulus-it, në kufi të Turqisë dhe Sirisë

opo-sir-5444Pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) në operacionin kundër organizatës terroriste DAESH, kanë hyrë në qendër të Jarabulus-it, në kufi të Turqisë dhe Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve ushtarake, në rrjedhë është aksioni “Mburoja e Eufratit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) e filluan sot në mëngjes me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të DAESH-it në veri të Sirisë.

Në territorin e Sirisë kanë hyrë edhe tanket turke. Pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) në kuadër të këtij aksioni morën fshatin Keklice, që nga kufiri turk me Sirinë është rreth tre kilometra larg. Pas kësaj vijoi përparimi deri në qendër të Jarabulus-it.

Në rrjedhë janë përleshjet mes FSA-së dhe DAESH-it. Pozicionet e DAESH-it po bombardohen nga rajonet kufitare si dhe nga ajri. Forcat e Armatosura Turke nisën operacionin rreth orës katër të mëngjesit, sipas kohës lokale, ndërsa qëllimi është pastrimi i kufirit nga elementët terroristë dhe përforcimin e sigurisë në brezin kufitar.

Plani i operacionit është që njëkohësisht të mbështetet integriteti territorial dhe sovraniteti i Sirisë në të cilën gjithnjë e më shumë territor kontrollojnë terroristët e DAESH-it. Lufta aktive e Forcave të Armatosura Turke kundër DAESH-it është kontribut i madh në luftën kundër organizatës terroriste, armikut global, të cilën e udhëheqë edhe koalicioni ndërkombëtar.

Shekulli Agency