UNICEF: Rreth 3.6 milionë fëmijë në Irak të kërcënuar nga “rreziqet serioze”

Në raportin e publikuar sot, UNICEF thekson se gjatë 18 muajve të fundit numri i fëmijëve në Irak të cilët janë të rrezikuar nga vdekja apo shfrytëzimi është rritur për 1.3 milionë

femi-iraRreth 3.6 milionë fëmijë irakianë kërcënohen nga “rreziqet serioze” nga vdekja, lëndimi, dhuna seksuale, rrëmbimi dhe rekrutimi në grupet e armatosura, njoftoi Fondi Ndërkombëtar për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), dhe u bëri thirrje palëve ndërluftuese që të mbrojnë të drejtat e tyre.

Në raportin e publikuar sot, UNICEF thekson se gjatë 18 muajve të fundit numri i fëmijëve në Irak të cilët janë të rrezikuar nga vdekja apo shfrytëzimi është rritur për 1.3 milionë. “Iraku për fëmijët është vendi më i rrezikshëm në botë”, paralajmëron UNICEF.

Në raport theksohet se prezenca e organizatës terroriste DAESH në veri dhe perëndim të Irakut dhe operacionet ushtarake kundër tyre, kanë pasur “ndikim katastrofal” mbi fëmijët irakianë prej të cilëve 4.7 milionë u nevojitet ndihmë humanitare.

/AA/

Shekulli Agency