Ukraina lindore përsëri në luftë

Pas ditës së gjashtë të përleshjeve së paku nëntë persona janë vrarë të premten në vijën e frontit në lindje të Ukrainës.

Në 24 orët e fundit autoritetet ukrainase njoftuan vdekjen e pesë ushtarëve ukrainas pranë vijës së frontit, ndërsa autoritetet separatiste raportuan se dy civilë janë vrarë nga granatimet në Donetsk të Ukrainës.

Sipas forcave ukrainase, një banor dhe një sekurist kanë humbur jetën gjithashtu në luftimet e fundit në Avdiivka, duke e çuar numrin e të vdekurve në 34. Që nga e diela, kjo është dhuna më e keqe pas një armëpushimi “të pakufizuar”, të luftës në 2014 dhe 2015.

Konflikti midis separatistëve pro-rusë dhe ushtrisë ukrainase që nga shpërthimi i saj në prill të vitit 2014, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 10 000 personave.

Konflikti në Ukrain shpërtheu si pasoi me ardhjen e një qeverie pro-perëndimore në Kiev dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia.

 

 

Shekulli Agency