Udhëzimi në një kompjuter të inspektorit të policisë zbuloi strukturimin e FETÖ-s

Pas një kontrolli të ushtruar në banesë në kuadër të hetimit të kryer nga kryeprokuroria e qytetit Şanlıurfa, në kompjuterin personal të inspektorit (shef) të policisë I.E është gjetur një udhëzues me 15 pika

gulen-pngUdhëzimi i gjetur në kompjuterin e një inspektori të policisë i cili u ndalua në qytetin Şanlıurfa të Turqisë në kuadër të hetimeve të ndërmarra pas tentativës së puçit nga kulti i dhunshëm terrorist FETO, ka hedhur dritë mbi detajet e strukturës së organizatës së strukturuar në tipin qelizë dhe e cila komunikon me mesazhe të koduara, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një kontrolli të ushtruar në banesë në kuadër të hetimit të kryer nga kryeprokuroria e qytetit Şanlıurfa, në kompjuterin personal të inspektorit (shef) të policisë I.E është gjetur një udhëzues me 15 pika të dërguara nga drejtuesit e organizatës dhe të cilat ishin harruar të fshiheshin.

Në udhëzimin i cili është përcaktuar se iu është dërguar anëtarëve të organizatës me anë të sistemit komunikues të koduar “By Lock” pas periudhës 17-25 dhjetor, përfshihen paralajmërimet si “Fshini aplikacionin By Lock nga telefoni juaj. Formatojeni telefonin tuaj dhe fshini të dhënat dixhitale. Hiqini të gjithë librat e Fetullah Gülen. Nga policët që vijnë për kontroll në shtëpitë tuaja kërkoni që kontrolli të kryhet nëpërmjet avokatit. Për kontrollet trupore të femrave kërkoni me patjetër police femër.”

Ndaj anëtarëve të organizatës të cilët për një kohë të gjatë kanë marrë udhëzime nëpërmjet këtij aplikacioni janë dhënë udhëzime që pas deshifrimit të sistemit të kryhen komunikimet me përdorim e aplikacionit “Eagle” si dhe të ndërpriten mbledhjet ballë për ballë nëpër shtëpi.

– “Sistemi fshinte të dhënat automatikisht çdo dy ditë”

Në deklaratën e inspektorit të policisë E.K i cili ka pranuar komunikimin theksohet e ai është njohur në vitet e fëmijërisë me organizatën dhe se është bërë polic si rezultat i direktivave, madje edhe njësia ku do të shërbente përcaktohej nga këta persona.

Duke shpjeguar se udhëzimet e imamit (përgjegjësit) të qytetit i përcilleshin imamit (përgjegjësit) për policinë dhe më pas personave që ishin përgjegjës për veten e tyre E.K u shpreh se “Bëhej referencë që ne të punonim në vende më të mira. Na pyesnin ‘Ku dëshiron të punosh?‘ Çdo muaj nga paga jepnim nga 100 lira (afërsisht 35 euro) himmet. Ndërsa në kurban bajramet jepnim shumën 500-600 lira (afërsisht 175-200 euro).”

Pasi ka deklaruar se pas fillimit të detyrës në qytetin Şanlıurfa formuan grupe me nga 3 persona bashkë me të E.K thekson: “Me anë të pajisjeve që punojnë me Android lidheshin me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nën strukturimin e tipit qelizë të përbërë nga 3-5 perona që na kishin dhënë përgjegjësit e organizatës. Ishte një sistem që na e kishin formuar përgjegjësit ku ne lidheshim me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që na kishin dhënë. Udhëzimet i merrnim nga këtu. Për zhvillimet brenda policisë jepnim informacionet brenda këtij sistemi, i cili çdo dy ditë i fshinte të dhënat automatikisht. Me një udhëzim të dërguar pas periudhës 17-25 dhjetor na kërkuan që ta fshinim këtë nga pajisjet. Më pas kemi përdorur një tjetër aplikacion.”

E.K ka thekuar gjithashtu se pas tentativës për puç më 15 korrik ka vërejtur fytyrën e vërtetë të organizatës dhe ka kërkuar të përfitojë nga pendimi aktiv.

Shekulli Agency