Turqia mirëpret 3,5 milionë refugjatë dhe emigrantë

Ministri i Punëve të Brendshme Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) deklaroi se numri i të huajve që ndodhen në Turqi në statusin e emigratit apo refugjatit është 3 milion 551 mijë e 78.

Në fjalën e tij në mbledhjen e “Këshillit të Politikave të Migracionit” ministri Sojllu theksoi se vala e migrimit që erdhi si pasojë e zhvillimeve në Siri dhe Irak lindi nevojën për një strukturë të re institucionale të bazuar në menaxhimin e migracionit.

Duke përmendur krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit në kuadër të Ministrinë së Punëve të Brendshme, Soylu tha se Turqia është një shembull për botën me reagimet e shpejta që ka dhënë ajo si në aspektin e legjislacionit, ashtu edhe në aspektin institucional në përgjigje të dinamikës njerëzore në rritje (valë migratore), e ndërlidhur kjo me krizën siriane.

“Ne nuk e kemi kuptuar këtë përgjegjësi vetëm atëherë (shtator 2015), kur trupi i pajetë i fëmijës së vogël sirian me emrin Aylan doli në breg, ashtu si miqtë tanë perëndimorë, nënvizoi ministri turk i brendshëm. 

Kjo Turqi, e cila që nuk ka kthyer prapa asnjë që ka trokitur në dyert e saj; nuk i ka kthyer prapa masat e njerëzve drejt plumbave dhe bombave që i ndiqnin nga prapa, mirëpret sot në territorin e saj 3 milionë 551 mijë e 78 emigrantë apo refugjatë, deklaroi Sojllu.

“Numri i përgjithshëm i aplikimeve për azil që kanë bërë shtetasit sirianë dhe janë pranuar në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian është 866 mijë 831. Kurse numri i atyre që mirëpret Turqia është 3,3 herë më shumë se kaq”, cilësoi Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Sulejman Sojllu.

/TRTshqip/

Shekulli Agency