Turqia, mbrojtëse e paqes në Ballkan

Kryeministri Ahmet Davutollu në një takim që pati në Zyrën e Kryeministrisë në Izmir me deputetët e bashkëkombësve dhe komuniteteve të afrishme në Ballkan tha se Turqia gjithmonë ka mbrojtur paqen në Ballkan.

Ahmet-DavutogluNë takimin që pati në Zyrën e Kryeministrisë në Izmir me deputetët e bashkëkombësve dhe komuniteteve të afrishme Kryeministri Ahmet Davutollu tha se Turqia është në kontakt të afërt me të gjitha vendet e Ballkanit për një paqe të qëndrueshme në këtë rajon.

-“Ju jeni deputetë që përfaqësoni popujve e vendeve ku gjendeni. Përfaqësoni edhe bashkëkombësit, të afërmit tanë, por përfaqësoni edhe vendin. Pas të gjitha atyre dhimbjeve shekullore në Ballkan ne kemi mbrojtur përherë paqen”, u tha Davutllu mysafirëve që kishin ardhur nga Ballkani.

Në deklaratat që bëri pas darkës zyrtare, Kryeministri Ahmet Davutollu tha se këtej e tutje Zyra e Kryeministrisë në Izmir do të përdoret në mënyrë aktive.

Shekulli Agency