Turqia nga Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar që deri në fund të qershorit të këtij viti të heq regjimin e vizave për shtetasit turq
Turqia nga Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar që deri në fund të qershorit të këtij viti të heq regjimin e vizave për shtetasit turq.
Sipas një burimi nga qeveria e Turqisë, Ankara nga BE-ja ka kërkuar që deri në fund të qershorit të heqë regjimin e vizve për shtetasit turq, të sigurojë një fond shtesë prej tre miliardë euro, përveç tre miliardë eurove të dedikuara për refugjatët sirianë.
Autoritetet turke nga Brukseli kanë kërkuar që BE-ja nga Turqia të marrë një refugjat për çdo refugjat të ri që pranon Ankaraja zyrtare.
Krerët e BE-së thuhet se janë duke i shqyrtuar propozimet e lartpërmendura të autoriteteve turke.
Përndryshe, në draftin i cili ishte përgatitur gjatë takimit të sotëm të Samitit BE-Turqi në Bruksel, theksohet lista e veprimeve për të dyja palët për t’i dhënë fund krizës së refugjatëve