“Turqia ka nevojë për një kushtetutë më liberale”

“Turqia ka nevojë për një kushtetutë më liberale, më pak kufizuese, një kushtetutë të bazuar në të drejtat e njeriut dhe në ndarjen e pushteteve…”, tha kryeministri turk Ahmet Davutoglu.

davudoglu-4463527Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, mori pjesë në Konferencën e 16-të të Investimeve të Turqisë, e organizuar nga Bank of America Merrill Lynch në Londër.

Davutoğlu i cili po zhvillon një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të programit të tij në Londër ka mbajtur një fjalim në hapjen e kësaj konference, e organizuar nga ana e Marril Lync, e cila është e njohur si një nga bankat më të mëdha të investimeve në mbarë botën dhe qendra e saj është në New York.

Gjithashtu kryeministri turk iu është përgjigjur pyetjeve në transmetimin e përbashkët të kaneleve Bloomberg dhe Bloomberg HT. Davutoğlu, duke vënë në dukje se Turqia ka nevojë për një kushtetutë më liberale, më pak kufizuese, një kushtetutë të bazuar në të drejtat e njeriut dhe në ndarjen e pushteteve tha se nëse realizohet reforma kushtetutese, kjo do të jetë reforma më e madhe e demokracisë turke.

Ai ka vënë në dukje se në vitin 2015 Turqia ka përjetuar 2 zgjedhje të përgjithshme të cilat kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe u shpreh më tej se: “Në ekonominë botërore kishte destabilizim, ku pati një ngadalësim në rritjen e ekonomisë botërore. Por viti 2015 për Turqinë në emër të demokracisë kaloi i suksesshëm. Sepse përjetuam 2 zgjedhje të përgjithshme dhe përfunduam zgjedhjet e dyta me një pjesëmarrje 85 përqind dhe me një masë përfaqësimi 97.5 përqind në zgjedhjet e dyta në vend. Ndërsa partia që unë kryesoj u zgjodh me një votim të lartë prej 49.5 përiqnd. Ky vit i vështirë tashmë ka mbetur prapa”.

-“Kushtetutë më liberale, kushtetutë më pak kufizuese”-

Në lidhje me stabilitetin ekonomik dhe politik si dhe me ndryshimin e kushtetutës kryeministri Davutoğlu duke rikujtuar se kushtetuta aktuale është përgatitur nga junta ushtarake në 1982 ka vazhduar fjalën duke theksuar: “Turqia ka nevojë për një kushtetutë më liberale, më pak kufizuese, një kushtetutë të bazuar në të drejtat e njeriut dhe në ndarjen e pushteteve. Nëse realizojmë reformën e kushtetutës, kjo do të jetë reforma më e madhe e demokracisë turke. Për këtë arsye unë menjëherë pas krijimit të qeverisë jam takuar me liderët opozitarë, të cilët kanë patur qasje pozitive. Do krijojmë një komision ku çdo parti do të përfaqësohet me nga 3 anëtarë. Faktikisht nëse do të jemi të suksesshëm kjo për ne do të jetë shpresuese. Axhenda e reformave do të vazhdojë në çdo mënyrë e pavarur nga procesi i kushtetutës. Gjithashtu stabiliteti ekonomik dhe stabiliteti politik do të vazhdojnë”.

– “Ofrojmë stimulime të reja për sektorin e turizmit”-

Pas pyetjes nëse do të ndikojë sulmi i përjetuar në sheshin “Sulltanahmet” në marrëdhëniet ekonomike me Gjermaninë, Davutoğlu, tha se kanë marrë të gjitha masat e duhura dhe se ndaj kompanive në sektorin e turizmit do të ofrojnë stimulime të reja.

Duke vënë në dukje se nga sulmet terroriste të gjitha vendet janë të shqetësuara, ai ka vazhduar më tej se: “Për shembull Parisi përjetoi një prej sulmeve më të mëdha të terrorizmit. Parisi ishte një prej vendeve më të mëdha të turizmit, në të njëjtën mënyrë edhe Stambolli është një pikë e rëndësishme e turizmit. Fatkeqësisht terrorizmi në Europë dhe në çdo vend u bë një e vërtetë e jetës sonë. Por kjo në vetvete është një gjë që e dëshirojnë terroristët, që të ndërpresin lidhjet mes vendeve dhe shoqërive. Për këtë arsye ne duhet të shmangemi nga reagimet e forta. Unë jam i sigurtë se turistët do të vazhdojnë të vijnë në Turqi e cila është djepi i qytetërimeve”.

Shekulli Agency