Turqia dhe Saudia paralajmërojn për një ndërhyrje ushtarake në Siri

Saudi-turqi-koalic-4355Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha të shtunën se Turqia mund të marrë pjesë me këmbësori së bashku me Arabinë Saudite, për të luftuar kundër organizatës terroriste Daesh në Siri.

Skenari i një ndërhyrje ushtarake nga Turqia dhe Saudia në tokën e Siri duket se gjithnjë e më shumë propabile. Ankaraja dhe Riadi kan pranuar të shtunën se ata mund të kryejnë një operacion tokësor në Siri.

Një nga aleatët më të ngushtë të Turqisë, Arabia Saudite do dërgojë avionë luftarakë bazën e madhe ushtarake në Incirlik, në Turqinë jugore.

“Nëse ka një strategji, atëherë Turqia dhe Arabia Saudite do të mund të marrë pjesë në një operacion të parë”, tha të shtunën, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Që nga viti 2014, Arabia Saudite është pjesë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Uashingtoni kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik, e cila mori kontrollin e territoreve të mëdha në Siri dhe Irak. Mbretëria kishte ngritur kohët e fundit idenë për të dërguar trupa tokësore në Siri, një opsion ku Uashingtoni është duke e parë me një sy të favorshme.

Shekulli Agency

Shekulli Agency