Turqia angazhon forcat speciale SAS kundër PKK-së

Ekipe të trupave SAS, elita e forcave speciale të ushtrisë turke janë angazhuar në operacionet që forcat e sigurisë zhvillojnë në zonat juglindore të vendit kundër strukturave të organizatës terroriste PKK në qytet.

komando-turqi-57446397665Në operacionet që vazhdojnë kundër strukturave urbane të organizatës terroriste PKK në rajonin juglindor të Turqisë është angazhuar edhe Komanda e Grupit të Mbrojtjes Nënujore (e njohur shkurt si SAS), që është elita e forcave speciale të Forcave të Armatosura Turke.

Efektivi i kësaj trupe i nënshtrohet një trajnimi shumë të posaçëm në shumë tema, duke filluar që nga çaktivizimi dhe asgjësimi e eksplozivëve, identifikimi i vendeve të mundshme ku mund të vendosen eksplozivët, lufta kundër terrorit e deri tek mbrojtja e personave VIP.

Njoftohet se në këtë zonë kanë shkuar me detyrë 3 ekipe të forcave SAS, të cilët më shumë janë angazhuar për zbulimin dhe asgjësimin e eksplozivëve artizanalë, që nuk duken në pamje të parë me sy të lirë dhe me të cilët PKK-ja ka ngritur kurthe nëpër rrugica dhe shtëpi duke përdor madje edhe fildispanjë.

Shekulli Agency