Turqi, zbulohet identiteti i dy sulmuesve në aeroportin e Stambollit

Zbulohet identiteti i dy nga tre sulmuesit me bomba të cilët kanë kryer sulmin në aeroportin Ataturk të Stambollit

aer-ataturkZbulohet identiteti i dy nga tre sulmuesit me bomba të cilët kishin kryer sulmin terrorist në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Në kuadër të hetimeve të udhëhequra nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës në Bakirkoy thuhet se 2 nga 3 terroristët që kanë kryer sulmin terrorist në aeroport janë Rakim Bulgarov dhe Vadim Osmanov. Theksohet se punimet për të zbuluar identitetin e terroristit të tretë janë duke vazhduar.

Mësohet se identiteti i Vadim Osmanov-it është zbuluar nga fotokopja e pasaportës së tij që e ka dhënë në një agjenci për të marrë shtëpi me qira në qarkun Fatih në Stamboll.

Në afërsi të shtëpisë ku jetonin terroristët që kryen sulmin vetëvrasës, në një kontejner mbeturinash kanë gjetur një kompjuter të dëmtuar me gozhdë dhe policia është duke punuar në zbulimin e informacioneve në atë kompjuter.

Nga ana tjetër prokuroria për 13 të arrestuarit dje për sulmet terroriste dha periudhë shtesë të arrestimit.

Shekulli Agency