Turqi, vritet një gardian gjatë sulmit të PKK-së

Gjatë sulmit në qarkun Kiziltepe të Mardinit janë plagosur 11 persona të tjerë, përfshirë një ushtarë dhe tre fëmijë të cilët janë dërguar për kurim në spital

arm-tur-899Një gardian është vrarë dhe 11 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të kryer nga PKK –ja terroriste mbi një ndërtesë ushtarake në provincën juglindore të Mardinit, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime nga forcat e sigurisë.

Sipas burimeve të njëjta të cilat kanë folur në kushte anonimiteti, sulmi i PKK-së terroriste ndodhi në hyrje të ndërtesës ushtarake në qarkun Kiziltepe të Mardinit.

Si pasojë një guardian është vrarë dhe 11 persona të tjerë janë plagosur përfshirë një ushtarë dhe tre fëmijë të cilët janë dërguar për kurim në spital.

Shekulli Agency