Turqi, vriten 7 terroristë të PKK-së në qarkun Çukurca

Nga Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke thonë se gjatë ditëve të kaluara në operacionin antiterrorist në qarkun kufitar Çukurca janë vrarë të paktën 195 terroristë

tur-u-65-kotTë paktën shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste të PKK-së janë vrarë në operacionin antiterrorist të cilin forcat e armatosura të Turqisë e ndërmorrën në qarkun Çukurca, në provincën juglindore Hakkari, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi se ka vazhduar me operacionin antiterrorist në periferi të Çukurca-s afër kufirit turko-irakian.

Në njoftim thuhet se forcat artilerike sot kanë shkatërruar një strehimore të terroristëve në malin Cilekli duke vrarë me këtë rast të paktën shtatë terroristë.

Nga Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke thonë se gjatë ditëve të kaluara në operacionin në qarkun kufitar Çukurca janë vrarë të paktën 195 terroristë.

Shpatet malore në qarkun Çukurca në provincën kufitare të Hakarit janë rrugë të rëndësishme për terroristët e PKK-së që operojnë në malet në juglindje të Turqisë dhe Irakun verior. Gjatë ditëve të fundit forcat turke intensifikuan operacionet për të neutralizuar elementet terroriste në atë rajon.

Organizata separatiste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, dhe bëhet fjalë për një grup që për më shumë se tre dekada udhëheq një fushatë të armatosur kundër Turqisë.

Shekulli Agency