Turqi, “strukturat paralele”, në 11 kompani emërohen administratorë shtetërorë

Bëhet fjalë për kompanitë turke të cilat i kanë ofruar mbështetje financiare organizatës terroriste FETO, gjegjësisht lëvizjes Hizmet, në krye me Fetullah Gylenin

3422-65444Me vendim të Prokurorisë në qytetin turk Zonguldak në 11 kompani janë emëruar administratorë shtetërorë, për të cilat thuhet se janë të lidhura me rastin e “strukturave paralele”, gjegjësisht me organizatën terroriste FETO apo lëvizjen e njohur si Hizmet, në krye nga Fetullah Gylenin.

Në kuadër të hetimit të Prokurorisë në Zonguldak, janë emëruar administratorë në 11 kompani të ndryshme, ndërsa në mesin e tyre ka kolegje si dhe kompani nga sektori automobilistik.

Bëhet fjalë për kompanitë të cilat i kanë ofruar mbështetje financiare organizatës terroriste FETO, gjegjësisht lëvizjes Hizmet.

Policia ka marrë masat e sigurisë para kompanive të lartpërmendura. Përfaqësuesit e administratës aktuale të kompanive janë njoftuar me vendimi e Prokurorisë në Zonguldak, dhe atyre nuk iu është lejuar hyrja në objekte.

Shekulli Agency