Turqi, shënohet Dita e Përkujtimit të Ataturk-ut

ataturMinistri turk i Rinisë dhe Sporteve Akif Çagatay Kiliç dhe delegacioni që e shoqëronte në kuadër të programit për festën e 19 majit, Ditës së përkujtimit të Ataturk-ut, Rinisë dhe Sporteve ka vizituar mauzoleun e Ataturk-ut (Anitkabir) në Ankara.

Ministri Kiliç ka vendosur kurora në mauzole dhe pas qëndrimit të nderit dhe intonimit të himnit kombëtar ai shkroi në librin e veçantë.

“I dashur vereran Mustafa Kemal Ataturk, në 97 vjetorin e Festës 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturk-ut, Rinisë dhe Sporteve ndodhemi në praninë tuaj. Lufta për pavarësi e cila nisi me pishtarin çlirimtar që ndezët në Samsun, është vërtetuar pët të gjihtë botën se parajsa ka arritur në të gjitha qoshet e vendit tonë dhe këto territore nuk mund të pushtohen”, ka shkruar ministri.

Në vijim ai ka shkruar: “Ne i kushtojmë rëndësi zhvillimit shpirtëtor dhe fizik të cilat qëndrojnë të lidhur me vlerat tona kombëtare dhe shpirtëtore të të rinjve tanë të cilët formojnë themeiln e shoqërisë dhe janë siguria e së ardhmes sonë. Për të ngritur vendin, rininë tonë në nivelin e qytetërimit më të lartë ne qëndrojmë të gatshëm dhe punojmë ditë e natë për të transmetuar pishtarin e pavarësisë që ju ndezët. Të jeni të sigurtë se rinia jonë do të ruajë unitetin dhe solidaritetin e vlerave të republikës tonë në vitet e ardhshme”.

Gjithashtu me rastin e festës së 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturk-ut, Rinisë dhe Sporteve janë mbajtur aktivitete të ndryshme në qytete të ndryshme të Turqisë si në Stamboll, Izmir, Samsun etj.

Shekulli Agency