Turqi, në kuadër të hetimeve kundër FETO-s arrestohen 55 persona

are-turNë një operacion të ndërmarrë në 31 qytete të Turqisë në kuadër të hetimeve në lidhje me tentativën e grusht shtetit nga FETO, ekipet e Departamentit të luftës kundër trafikimit dhe Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë nga 101 persona ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti kanë arrestuar 55 persona, përfshirë edhe drejtuesit përgjegjës (imamët) e FETO-s për shërbimet inteligjente (MIT) dhe të Forcave të Armatsura Turke (TSK).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e policisë mësohet se në kuadër të hetimeve të kryera nga organet gjyqësore në Ankara pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik, në deklaratat në Prokurori të 135 pilotëve dhe “imamëve” të organizatës të cilët u dërguan në gjykatë pasi u arrestuan në bazën ajore Akıncılar pas tentativës së puçit si rezultat i shprehjes së pendimit dhe rrëfimeve të brendshme janë deshifruar “imamët e fshehtë” të FETO-s.

Ekipet e Departamentit të luftës kundër trafikimit dhe Krimit të Organizuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të cilët me udhëzim të Prokurisë së shtetit kanë nisur punimet në kuadër të këtyre infomacioneve pas kryerjes së identifikimieve në orët e para të mëngjesit ndërmorrën operacionin për arrestimin e 101 të dyshuarve ndaj të cilëve ka një urdhër arresti.

Ndaj të dyshuarve të arrestuar në qytetet e tjera pas përfundimit të procedurave u janë konfiskuar materialet dixhitale gjatë kontrollit trupor dhe në banesa duke u dërguar më pas drejt Ankarasë.

Zyrtarët e policisë pasi kanë vënë në dukje se të dyshuarit të cilët nga organizata emërohen si “imamët e fshehtë” kanë një rol “kyç” në strukturën e FETO-s dhe se përcjellin udhëzimet duke mundësuar kontaktet e liderëve jashtë vendit me anëtarët brenda Turqisë, zyrtarët gjithashtu thanë se si rezultat i operacionit organizata do të marrë një goditje të madhe.

Zyrtarët e policisë theksuan se në mesin e “imamëve të fshehtë” ndodhen edhe imamët e FETO-s për shërbimet inteligjente (MIT) dhe të Forcave të Armatsura Turke (TSK).

Shekulli Agency