Turqi-Ndalohen 68 persona në kuadër të hetimeve ndaj organizatës Gyleniste

Në operacionet policore të organizuara në 22 qytete të ndryshme të Turqisë janë arrestuar 68 persona, nga 120 sa janë në kërkim.

arest-turqi-4633Në kuadër të luftës kundër organizatës Gyleniste dhe strukturave paralele (FETÖ/PDY), në operacionet policore të organizuara në 22 qytete të ndryshme të Turqisë janë arrestuar 68 persona, nga 120 urdhër-arreste të lëshuara si rrjedhojë e 7 çështjeve të ndryshme të hapura në këtë kuadër.

Sipas informacioneve të marra nga burimet policore thuhet se në bazë të proceseve të hapura në 7 qytete të ndryshme për çështjen FETÖ/PDY hetimet janë thelluar në ekipet drejtuese të këtyre organizatave. Në këtë kuadër dje në orët e mëngjesit është organizuar një operacion në 22 qytete të ndryshme në të njëjtën kohë.

Operacionet për çështjen ekonomike të organizatës terroriste, FETÖ/PDY janë organizuar me qendër qytetet Ankara, Adıyaman, Samsun, Kilis, Antalya, Gümüşhane dhe Gaziantep.

/TRT/

Shekulli Agency