Turqi, komisioni kushtetues miraton propozim ligjin për ndryshime kushtetuese

Komisioni kushtetues i Kuvendit të Madh Populllor të Turqisë (TBMM) ka miratuar propozim ligjin për ndryshimet kushtetuese në këtë vend, i cili 20 ditë më parë i ishte dorëzuar kryeparlamentarit Ismail Kahraman.

Debati për propzim ligjin të cilin e nënshkruan 316 deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), zgjati 10 ditë.

Propozim ligji përmbante 21 nene, por që më vonë u reduktua në 18.

Një nga pikat më të rëndësishme të këtij ligji është se në ballë të shtetit qëndron presidenti të cilit i takon pushteti ekzekutiv.

Gjithashtu, propozim ligji parasheh që personi i cili është zgjedhur si president nuk e ka patjetër të ndërpresë lidhjet me partinë amë.

Presidenti i vendit do të ketë fuqinë të emërojë zëvendësministra dhe zyrtarë të lartë në administratën publike.

Ndryshimet kushtetuese në Turqi përfshijnë edhe ndryshimet me të cilat rritet numri i deputetëve në parlamentin turk, nga 550 sa ka aktualisht në 600 vende.

Mosha minimale për hyrje në Parlamentin e Turqisë do të ulet nga 25 në 18 vjet.

Shekulli Agency