Turqi, hapet “gjerdani” i Gjirit të Izmitit

“Ura Osmangazi jo vetëm këtë rajon por bashkë me autostradën që kalon mbi të do të lidhë qytetet si Stambollin, Kocaelin, Yalova, Bursa, Balıkesir, Manisa dhe İzmirin”

erdogan-rama-6777Kryeministri turk Binali Yıldırım duke vënë në dukje se nuk ka asnjë punë që të mos kryhet nëse në një vend ka siguri, stabilitet, një vullnet të fortë politik tha se “nuk ka asnjë shërbim që të mos përmbushet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Hapet me një ceremoni ura Osmangazi e cila cilësohet si “gjerdani” i Gjirit të Izmitit dhe e cila është një prej “projekteve gjigande” të kryer në fushën e transportit në kuadër të objektivave 2023 të Turqisë. Në ceremoninë e hapjes të mbajtur në këmbën Dilovası të urës morën pjesë Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri Binali Yıldırım, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Zëvendëskryeministrat e Turqisë Numan Kurtulmuş, Nurettin Canikli dhe Mehmet Şimşek, deputetë, përfaqësues të kompanive, të ftuar të huaj, kryetarë të bashkive dhe qytetarë.

Kryeministri Yıldırım në fjalimin e tij duke u shprehur se “përgjigja jonë për terrorizmin do të jetë duke prodhuar më shumë, duke ndarë vëllazërisht”, ka theksuar ndër të tjera se Ura Osmangazi jo vetëm këtë rajon por bashkë me autostradën që kalon mbi të do të lidhë qytetet si Stambollin, Kocaelin, Yalova, Bursa, Balıkesir, Manisa dhe İzmirin.

“Sot vajtja nga Stambolli në Izmir, tejkalon një kohë prej 8 orë. Me shpresën e Allahut me urën dhe autostradën në vazhdim të sajë kjo kohë do të ulet nën 3 orë. Ja ky është qytetërimi. Kemi thënë se koha është flori dhe tani vendosim në shërbim të popullit një prej projekteve të rralla në botë, një prej projekteve të rëndësishme. AK Partia po vendos në shërbim për popullin një e nga një shërbimet e rëndësishme”, u shpreh në fjalën e tij Kryeministri Yıldırım.

Ndër të tjera Yıldırım duke theksuar se në të ardhmen do të kryejnë hapje edhe të projekteve të tjera të mëdha ai ka theksuar se “Të gjitha këto shërbime kryhen për lumturinë, për vendosmërinë për të jetuar si vëllezër së bashku në Republikën e Turqisë të 79 milionë qytetarëve tanë. Ata që përpiqen të prishin paqen, qetësinë, vëllazërinë e Turqisë, ata që përpiqen të frikësojnë vendin tonë me akte terroriste duhet ta dinë se; Turqia ndodhet në këmbë me popullsinë prej 79 milionë dhe me territorin e atdheut prej 780 mijë km katrorë dhe do të jetojë përgjithmonë e lirë dhe e pavarur nën flamurin më hënë dhe yll. Për qetësinë e popullit tonë nuk do të heqim dorë nga vullneti ynë dhe nuk do të kryejmë tolerime për terroristët dhe krerët e tyre. Ata që përpiqen të destabilizojnë këtë vend herët apo vonë do të japin llogari. Ja këto vepra janë përgjigja më e mirë që i jepet terrorizmit.”

Edhe Kryeministri i vendit Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e përurimit të urës “Osmangazi” në Turqi. Ai ishte krah për krah me presidentin tuk Rexhep Taip Erdogan.

erdogan-rama

Shekulli Agency