Turqi, arrestohen 27 policë si pjesë e hetimit kundër FETO-s

Për arrestimin e të dyshuarve policia kishte ndërmarrë një veprim të koordinuar në qytetet Bursa, Stamboll, Ankara, Izmir, Sakarya, Mersin dhe Hataj

arest-turqiNë kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO/PDY në shtatë qytete të Turqisë dje janë arrestuar 27 oficerë policie.

Prokuroria ka lëshuar një urdhër për arrestimin e punonjësve të policies pasi është konstatuar se kanë përdorur sistemin e koduar të komunikimit ByLock i njohur si sistemi i komunikimit nga anëtarët e organizatës terroriste FETO gjatë përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik të këtij viti.

Për arrestimin e të dyshuarve policia kishte ndërmarrë një veprim të koordinuar në qytetet Bursa, Stamboll, Ankara, Izmir, Sakarya, Mersin dhe Hataj.

Shekulli Agency