Turqi, Ambasadori gjerman thirret në Ministrinë e Jashtme

Ambasadori gjerman në Ankara, Martin Erdmann u thirr në Ministrinë e Jashtme për t’i komunikuar reagimin e Turqisë në lidhje me ndalimin e zv.kryetares së kuvendit turk, Ajshe Nur Bahçekapëllë në aeroport.

Pas ndalimit në aeroport nga autoritetet gjermane të zv.kryetares së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ajshe Nur Bahçekapëllë (Ayse Nur Bahçekapılı), të cilës i ishte vjedhura pasaporta gjatë udhëtimit në Gjermani, ambasadori gjerman në Ankara, Martin Erdmann u thirr në Ministrinë e Jashtme për t’i komunikuar reagimin e Turqisë në lidhje me këtë incident.

Ambasadori Erdmann u prit në nivelin e ndihmësnënsekretarit (zv.Sekretar i Përgjithshëm) të ministrisë.

Pasi i ishte vjedhur pasaporta Bahçekapëllë për t’u kthyer në Turqi kishte nxjerrë pasaportë të përkohshme.

Mirëpo policia gjermane tha se pasaporta e përkohshme kishte probleme dhe e kishte mbajtur për një kohë zv.kryeprlamentaren Bahçekapëllë dhe delegacionin e shoqëronte në stacionin e policisë së aeroportit.

Ndaj kësaj sjelljeje të pahijshme Presidenti Erdoan kishte reaguar të mërkurën me këto fjalë:

“Ti pranon dhe pret si mysafir terroristët në vendin tënd, kurse Zv.kryetarin e kuvendit (TBMM) të këtij vendi (Turqisë) dhe delegacionin që e shoqëron e lë të presë për orë të tëra tek dera. A nuk e meritojnë këta tani të njëjtin qëndrim? Pastaj Erdoani bëhet diktator. Në qoftë se ti bën një gabim të tillë ndaj zëvendësit të Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, atëherë edhe mua më duhet t’ua rikthej me të njëjtën mënyrë. Pikë së pari, për sa kohë që nuk merren masat e duhura në lidhje me personelin e implikuar në këtë rast, edhe Turqia është e detyruar që të kundërpërgjigjet me të njëjtën gjuhë”, tha Erdoan.

/trtshqip/

Shekulli Agency