Turqi, 32 të arrestuar në operacionet kundër organizatës terroriste FETO/PDY

Operacionet policore të pjesëtarëve të Departamentit për Krim të Organizuar me urdhër të Prokurorit shtetëror, u zbatua në Kahramanmaras, Ankara, Stamboll dhe Adana, ku janë kryer bastisje në shumë adresa

arestim-tur-fedLidhur me hetimet për organizatën terroriste Fetullahci/Strukturat paralele shtetërore (FETO/PDY), që zhvillohen në katër qytete të Turqisë, sot në mëngjes janë arrestuar 32 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish-prefekti i Kahramanmarasit, Mustafa Poyraz.

Gjykatat turke zhvillojnë një varg hetimesh për aktivitetet e organizatës e cila në Turqi akuzohet për disa vepra penale, duke përfshirë edhe tentativën për grusht shteti.

Një pjesë e këtyre hetimeve zhvillohen në Kahramanmaras, konkretisht kundër 62 personave të dyshuar, prej të cilëve 32 të dyshuar sot në mëngjes janë privuar nga liria. Në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Shoqatës së Sipërmarrësve KALIDA, Osman Gemci, dhe disa sipërmarrës dhe krerë të shoqatave joqeveritare.

Operacionet e sotme policore të pjesëtarëve të Departamentit për Krim të Organizuar me urdhër të Prokurorit shtetëror, u zbatua në Kahramanmaras, Ankara, Stamboll dhe Adana, ku janë kryer bastisje në shumë adresa.

Shekulli Agency