Turqi, 15 të arrestuar lidhur me organizatën terroriste MKLP

Policia turke sot në mëngjes zbatoi operacionin antiterrorist në 24 adresa të Stambollit

pol-turTë paktën 15 persona janë arrestuar në operacionin antiterrorist në Stamboll, të zbatuar ndaj pjesëtarëve të organizatës terroriste MLKP.

Policia turke sot në mëngjes zbatoi operacionin antiterrorist në 24 adresa në rrugët Sultangazi, Arnavutkoy, Beyoglu, Gungoren, Basaksehir, Kartal, Eyup, Maltepe dhe Uskudar të Stambollit.

Me këtë rast janë arrestuar të paktën 15 persona, për të cilët dyshohet se kanë lidhje me MLKP-në.

Në mesin e të arrestuarve gjenden edhe dy persona për të cilët që më herët është shpallur fletarrest për vepra të ndryshme penale.

Shekulli Agency