Presidenti i zgjedhur në SHBA Donald Trump i është përgjigjur me fjalë lavdëruese vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për mos dëbimin e asnjërit prej diplomatëve amerikanë.
Trump në një deklaratë në llogarinë e tij në Twiter ka shkruar: “Një lëvizje e mrekullueshme e Putinit në çështjen për shtyrjen e kësaj. E kam ditur gjithmonë se ai është shumë i zgjuar”.
Për shkak të pretendimeve se janë kryer sulme kibernetike në zgjedhjet presidenciale, SHBA-të kërkuan dëbimin e 35 diplomatëve rusë brenda 72 orëve me detyrë në Washington dhe San Francisco. Ndërsa në kuadër të kësaj poashtu kërkuar edhe mbylljen e dy godinave të qeverisë ruse në Maryland dhe New York.
Përkundër këtyre sanksionve Putin mori vendim që të mos i dëbojë diplomatët amerikanë që ndodheshin me detyrë në Rusi.
Në një deklaratë me shkrim Putin tha: “Ne rezervojmë të drejtën për t’u kundërpërgjigjur. Ne nuk do të biem në këtë nivel të ‘diplomacisë së papërgjegjshme‘. Hapat e mëtejshme për të rindërtuar marrëdhëniet ruso-amerikane do t’i përcaktojmë sipas qëndrimit të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump”.