Transmetim direkt – Mitingu i Demokracisë dhe Dëshmorëve në Stamboll

Në lagjen Yenikapi të Stambollit madhështor ka filluar mitingu kolosal i Demokracisë dhe Dëshmorëve, me një pjesëmarrje të paparë deri më sot në historinë e demokracisë turke…

mit-turNë lagjen Yenikapi të Stambollit madhështor ka filluar mitingu kolosal i Demokracisë dhe Dëshmorëve, me një pjesëmarrje të paparë deri më sot në historinë e demokracisë turke.

Ky është tubimi final i rojës së demokracisë, që populli turk vijon prej 24 ditësh që nga tentativa për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste (FETO) më 15 korrik.

Uniteti dhe solidariteti kundër grushtit të shtetit është mesazhi kryesor i mitingut, ku pritet të marrin pjesë mbi 3 milionë persona.

Në muret e stacionit të metrosë në Yenikapi janë vendosur fotografitë e 239 dëshmorëve, që ranë në mbrojtje të demokracisë dhe të vullnetit të popullit natën e tentativës për grusht shteti.

Pjesëmarrës në këtë miting historik, që realizohet nën kujdesin e Presidencës së Republikës së Turqisë, janë gjithashtu Kryeministri Binali Yildirimlideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kiliçdaroglu dhe kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli.

I pranishëm në platformën e sheshit të mitingut është edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Hulusi Akar, bashkë me të gjithë gjeneralët e tjerë të zinxhirit komandues.

/TRT/

Shekulli Agency